Embassy of Belgium in Bulgaria
Home Travel Belgium Visa Belgium LAJMËRIM PËR UDHËTARËT NGA MAQEDONIA QË NUK KANË NEVOJË PËR VIZË PËR QËNDRIM TË SHKURTËR NË BELGJIKË

LAJMËRIM PËR UDHËTARËT NGA MAQEDONIA QË NUK KANË NEVOJË PËR VIZË PËR QËNDRIM TË SHKURTËR NË BELGJIKË

Me gjithë faktin se nuk keni nevojë për vizë, gjatë kontrollit eventual në kufi, ju duhet të jeni në gjendje ta arsyetoni qëllimin tuaj të udhëtimit dhe të dëshmoni se keni mjete të mjaftueshme finansiare për t’u mbajtur gjallë.

Gjatë hyrjes në Belgjikë, mund të ju kërkohet të prezantoni një apo më shumë dokumente në vijim:

  1. Rezervim hoteli;
  2. Biletë këthyese;
  3. Dëshmi se posedoni mjete të mjaftueshme finansiare për t’u mbajtur gjallë siç janë para të gatshme, çeqe dhe kartela kreditore të pranueshme në Belgjikë ose
  4. Angazhim për përkujdesje në origjinal.

Angazhimi për përkujdesje paraqet provë të veçantë të mjeteve për të jetuar që ofron zgjidhjen kur ju nuk mund të dëshmoni se keni mundësinë për të paguar vet. Përmes angazhimit për përkujdesje, një Belgjikas apo një i huaj me leje të pakufishme qëndrimi në Belgjikë paraqitet si garantues për qëndrimin tuaj, këthimin tuaj dhe shpenzimet mjeksore. Garantuesi duhet ta kërkojë angazhimiin për përkujdesje (quhet gjithashtu aneksi 3 bis) në komunën e vendqëndrimit të tij.

Garantuesi mund të jetë person tjetër nga ai që fton.

Kur angazhimi për përkujdesje vërtetohet në komunë, dokumenti origjinal  duhet  t’i dorëzohet ambasadës ose konsullatës kompetente, 6 muaj pas vërtetimit, duke ja bashkangjitur këto dokumente:

  • Një kopje të vërtetimit të tri rrogave të fundit ose çdo dokument tjetër (i dhënë nga një organ) që dëshmon aftësinë paguese të garantuesit.
  • Një kopje e dokumentit që provon se garantuesi posedon shtetësinë belge (letërnjoftim) apo se ka lejeqëndrim të pakufizuar në Belgjikë (dokument lejeqëndrimi).

Për vizitë familiare, garantuesi duhet të fitojë minimum 800 euro neto në muaj + 150 euro për person në përkujdesje të garantuesit dhe/ose + 150 euro për person të ftuar. Për vizitë miqëve, garantuesi duhet të fitojë minimum 1000 euro neto në muaj + 150 euro për person në përkujdesje dhe/ose + 200 euro për person të ftuar.

Për Belgjiikë, shuma prej 38 EURO në ditë dhe për person kërkohet nëse banoni në një dhomë private, pa përkujdesje (aneksi 3bis).

Për një qëndrim në hotel shuma prej 50 EURO në ditë dhe për person kërkohet (shpenzimet plotësuese të hotelit  që nuk janë llogaritur në shumën ditore duhet të merren parasysh).

Pas ardhjes suaj në Belgjikë, ju duhet të paraqiteni në administratën komunale të vendqëndrimit tuaj.